Favori me transferimet përmes kanaleve formale

Kanalet formale të transferimeve, pra bankat dhe përfaqësitë e ndryshme, e kanë veprimtarinë e tyre të rregulluar në bazë të ligjit suedez dhe këto ndërmarrje mbikqyren nga autoritetet suedeze. Prandaj është më mirë që të përdoren kanalet formale të transferimit, si bankat dhe përfaqësitë e ndryshme, sesa të dërgohen përmes personave privat.

Bankat dhe përfaqësitë e kanë përgjegjësinë që të hollat të arrijnë. Përgjegjësia rregullohet në kushtet që vlejnë në kohën e një transferimi.