Të hapësh xhiro bankare

Bankat në Suedi janë të obliguara që të ofrojnë një xhiro bankare. Ti ke të drejtë të posedosh xhiro bankare edhe nëse nuk ke numër personal suedez, adresë suedeze apo ke identitet të mbrojtur. Por banka duhet të ketë mundësi për të kontrolluar identitetin tuaj para se të lejoj të hapësh një xhiro bankare.

Banka mund të mohoj hapjen e një xhiroje nëse ti ke qenë e pandershëm ndaj bankës më herët, ose nëse banka dyshon se bëhet fjalë për vepër penale.

Bankat nga ana tjetër nuk kanë kurrfarë obligimi që të ofrojnë ty bankë në internet. Nuk e kanë obligim poashtu me të dhënë kartë bankare apo hua bankare. Por Inspektorati i Financave u rekomandon bankave të Suedisë që ato tu ofrojnë myshterinjëve të vet shërbime  siq janë psh. karta bankare dhe bankë në internet.

Si e vërteton identitein tënd?

Dokumente valide identiteti në Suedi janë:

  • Patentë shoferi suedeze,
  • Letërnjoftim kombëtar suedez
  • Karta identiteti të sistemit SIS, kartë BE-e
  • Pasaportë suedeze
  • Pasaportë e huaj

Mendo që me rastin e identifikimit me pasaportë të huaj, banka mund të kërkoj një letër identifikimi nga banka e juaj në shtetin tuaj.

Më shumë njoftime rreth kësaj gjendet në www.konsumeternas.se