Sa kushton dërgimi i parave?

Kostoja e dërgimit të parave dallon shpesh sepse ndërmarrjet përcaktojnë vetë tarifat e tyre. Ato ndërmarrje që ofrojnë dërgim parash jashtë vendit ndalin një tarifë për këtë. Pas kryerjes së transferimit ndalet edhe një tarifë e këmbimit në valutë të shtetit ku dërgohen të hollat. Se sa janë këto tarifa në shumë raste dallojnë dukshëm.

Mendoje edhe tarifën fikse dhe tarifën e këmbimit valutor. Një ndërmarrje që mund ta ketë njërin shërbim të lirë mund ta ketë tjetrin të shtrenjtë.

Pyet gjithmonë para se të dërgosh të holla se nëse në shtetin e dërgimit ndalet ndonjë tarifë. Llogariti të gjitha shpenzimet bashkë. E rëndësishmja është se sa të holla arrijnë në destinacion.

Llogaritë bashkë:

  • Tarifa
  • Tarifa e këmbimit të valutës, tarifa e këmbimit valutor
  • Shpenzimet në shtetin e dërgesës