Kjo është Money from Sweden

Money from Sweden është një shërbim interneti i financuar nga shteti që i krahason tarifat dhe kurset e këmbimit për transferime jashtë shtetit. Në Suedi ka shumë banka dhe institute financiare që të lejojnë të dërgosh të holla jashtë shtetit. Misioni ynë është që të gjejmë shërbimin më të  mirë dhe të shpejt për ty. Ky shërbim interneti është falas, tërësisht i pavarur nga aktorët e tjerë të tregut dhe udhëheqet nga Agjensia e Konsumatorëve.

Historiku

Synimi ynë është të ndihmojmë transparencën dhe një konkurrencë të shëndoshë në tregun e dërgesva të hollave jashtë vendit, ajo që quhet transferim dhe dërgesa.

Ne duam poashtu të vëjmë në vëmendje rolin që luajnë njerëzit për zhvillimin e shumë pjesëve të botës duke u dërguar të holla familjes dhe të afërmve.

Shërbimi Money from Sweden  e Agjensisë së Konsumatorëve bazohet në një mision të qeverisë. Ndërsa qeveria e ka marrë këtë mision nga Organizata e Kombeve të Bashkuara – OKB-ja. OKB-ja dhe Banka Botërore e kanë vërejtur se kushton shumë të holla dërgimi i parave jashtë vendit. Përmes shërbimit krahasues të çmimeve ata duan t’i zbresin çmimet në mënyrë që sa më shumë të holla tu shkojnë pranuesve të parave.