Këtë mund ta shikosh në faqen e krahasimit të çmimeve

Në faqen e krahasimit të çmimeve mund t’i shikosh ndërmarrjet më të mëdha që ofrojnë dërgesa të parave në shtetet e jashtme që ne i hulumtojmë. Ne i tregojmë dy shembuj: dërgimi i 1 000 koronave apo 3 000 kr. Nuk është e mundur të përzgjedhet shuma në këta shembuj.

E gjelbër për shumën që e arrinë destinacionin.

Ne e tregojmë shumën faktike që e arrinë destinacionin. Ajo është shuma që e sheh në fushën e gjelbër. Ti mund ta klasifikosh listën e rezulatit sipas mënyrës më të shpejt dhe me të lirë të transferimit

Trekëndëshi i rrezikut paralajmëron për tarifa të fshehura

Në rastet kur ndërmarrjet nuk duan të përgjigjen në pyetjet e tona, kjo paraqitet me një trekëndësh rreziku dhe pikë çuditëse. Kjo do të thotë se mund të ketë tarifa të fshehura. Nëse ti zgjedh ndonjërën nga këto ndërmarrje atëherë pyet për shumën e sakt që transferohet nga Suedia në datën e dërgimit.

Lexo më shumë rreth ndërmarrjeve dhe shërbimeve

Ti ke poashtu mundësi që të klikosh në çdo ndërmarrje për të marrë njoftime ekstra. Këtu mund të gjesh njoftime rreth shërbimeve që ofrohen për shtetin që e ke zgjedhur ti. Këtu mund të gjesh adresat e faqeve të tyre të internetit për të lexuar më shumë. Sot për sot nuk kemi asnjë mundësi të shikojmë nëse shteti pranues ndal ndonjë tarifë ekstra për nxjerrjen e parave por ti duhet të pyesësh ndërmarrjen për këtë. Lexo më shumë rreth kësaj këtu: Përgjegjësi/Përkufizim