Sa kushton të dërgosh të holla?
Kostoja e dërgimit të parave jashtë shtetit, ndryshon shpesh, pasi që çdo ndërmarrje mund të vendosë vet për tarifat e veta. Ato ndërmarrje që ofrojnë shërbimin, për të dërguar të holla jashtë shtetit, marrin një tarifë për këtë. Kur transferimi është kryer, merret edhe një tarifë për të këmbyer në valutë të shtetit marrës. Se sa janë këto tarifa, ato ndryshojnë shumë.
Për këtë është mirë të informohesh, para se t´i dërgosh të hollat jashtë shtetit, që mos të shpëtoj ndonjë tarifë.
Informohu, se sa marrin si tarifë fikse, për transferimin dhe sa është tarifa e këmbimit të valutës. Një ndërmarrje e cila njërën tarifë e ka të lirë, mund ta ketë tarifën tjetër shtrenjtë.
Pyet gjithmonë, nëse marrin gjë për ndonjë kosto tjetër në shtetin marrës, kur ti bën një transferim.
Ki parasysh që t´i mbledhësh të gjitha kostot. Është me rëndësi, se sa para do të arrijnë në vendin e caktuar.
Llogarit bashkë të gjitha kostot:
Tarifa, për transferimin
Tarifa për të këmbyer në valutë, ajo që quhet tarifa e këmbimit
Kostoja e marrësit.