Këtë mund ta shikosh në faqen e krahasimit të çmimeve
Në faqen e krahasimit të çmimeve, mund t’i shikosh ndërmarrjet më të mëdha që ofrojnë transferim të parave në shtetet e jashtme marrëse, që ne i hulumtojmë. Ne i tregojmë tre shembuj: transferimi i 1 000 koronave, 3 000 koronave ose të 5 000 koronave. Nuk është e mundur të zgjedhësh shumën tënde të preferuar.
E gjelbër, për shumën që e arrin në destinacion.
Shërbimi ynë tregon, se sa nga ajo shumë e përzgjedhur që faktikisht transferohet. Është shuma që e sheh në fushën e gjelbër. Në fushën e kuqe, e sheh se sa është zbritur për tarifat fikse si dhe për kursin e këmbimit. Gati të gjitha ndërmarrjet marrin një tarifë për të këmbyer në një valutë lokale, që ekziston në vendin marrës.
Shërbimi ynë tregon se, secila ndërmarrje e ka bë të ditur, se sa kohë merr të arrijnë të hollat në atë vend. Ti mund të seleksionosh gjithë listën e rezultateve, sipas transferimit më të shpejtë, përkatësisht transferimit më të lirë.
Trekëndëshi paralajmërues për të dhënat e fshehura
Në ato raste, kur ndërmarrja nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet e tona, kjo paraqitet me një trekëndësh paralajmërues dhe me një pikë çuditëse. Kjo do të thotë, se mund të ketë tarifa të fshehura. Nëse ti zgjedh ndonjërën nga këto ndërmarrje, është me rëndësi që, të pyesësh saktësisht, se sa nga të hollat e tua, do të transferohen nga Suedia, në datën e zgjedhur të dërgimit.
Lexo më shumë rreth ndërmarrjeve dhe shërbimeve
Nën çdo emër të ndërmarrjes, mund të klikosh në cepin ”Mer information”. Aty mund të lexosh për shërbimet e tjera, që ndërmarrja ofron për shtetin marrës, që ti ke zgjedhur. Aty mundesh, po ashtu, të gjesh adresën e uebfaqes së ndërmarrjes, për të lexuar më shumë.
Sot për sot, nuk kemi asnjë mundësi të shohim, nëse vendi marrës merr diçka për ndonjë kosto shtesë për marrjen e të hollave. Edhe për këtë gjë, është mirë të pyesësh ndërmarrjen. Lexo më shumë për këtë këtu: Përgjegjësi/Përkufizim.