Të hapësh llogari bankare/Të identifikohesh te banka

Kur do të hapësh një llogari bankare, banka duhet të kontrolloj se kush je ti. Shkaku pse banka duhet ta bëj këtë gjë, por edhe t´u bëjë pyetje klientëve, është që askush mos të bëjë diçka të kundërligjshme përmes bankës, si për shembull, larje parash. 

Skaffa bankkonto

Banka kontrollon identitetin tënd, në dy hapa: 

  1. Së pari do ta thuash emrin tënd. Këtë për ta ditur banka se a ke ndonjë pozitë politike, që ti rrezikon të shfrytëzohet, për shembull për vepër penale të ryshfetit. Banka, po ashtu, dëshiron të kontrolloj gjërat e tjera, të cilat mund të jenë rrezik për ta.

  2. Më pas, banka dëshiron të sheh dëshmi që tregon se ti je ai që paraqitesh të jesh. Banka mund ta bëjë këtë në mënyra të ndryshme. Këto dokumente suedeze të identifikimit janë të pranueshme: 
  • Patenta suedeze e shoferit 
  • Pasaporta suedeze 
  • Karta suedeze e identifikimit (letërnjoftim) dhënë klientit nga një organ zyrtar suedez.
  • Kartë tjetër suedeze identiteti, e verifikuar.

Nëse ti nuk ke dokument suedez të identifikimit, atëherë banka do ta shikoj dokumentin e identifikimit të një vendi tjetër, nëse ke një të tillë. Mund të jetë, për shembull: 

  • Një pasaportë e një vendi tjetër
  • Një dokument tjetër identifikimi. Është me rëndësi, që pasaporta ose dokumenti i identifikimit ka një fotografi, që të paraqet ty dhe ka informacion për shtetësinë tënde. Ti duhet ta kesh marrë pasaportën ose dokumentin e identifikimit nga një organ zyrtar ose nga një lëshues tjetër përkatës. 

Nëse ti nuk ke ndonjë pasaportë ose nuk ke fare ndonjë dokument identifikimi, banka megjithatë, duhet të kontrolloj se kush je ti.  

Nëse të mungon dokumenti i vlefshëm i identifikimit, banka do të kontrolloj identitetin tënd, përmes dokumenteve të tjera të besueshme dhe përmes kontrollimeve të tjera. Se çka do të thotë kjo saktësisht, nuk është e përcaktuar, por kjo mund të jetë e ndryshme, nga rasti në rastin tjetër dhe kjo varet nga sa mendon banka se është shkalla e rrezikut për bankën nga klienti. Bisedo me bankën se ata mund të këshillojnë. Nëse nuk jeni dakord dhe ty të refuzohet hapja e llogarisë bankare, ti mund të shkosh më tutje tek Këshilli i Përgjithshëm i Reklamimit dhe çështja jote të provohet falas.