Si mund të dërgoj të holla më lirë?

Ndërmarrjet marrin tarifa të ndryshme, kur ti transferon të holla. Ti mund të kursesh të holla, duke i krahasuar tarifat e ndërmarrjeve me njëra tjetrën. Duke zgjedhur alternativën më të mirë, shkojnë më shumë të holla atij/asaj që ti i dërgon të hollat.

Hur stor summa 1          Hur stor summa 2  

E rëndësishme:

  • Një transferim i një shume më të madhe të parave është shpesh më i lirë sesa transferimet e vogla
  • Dërgo me kohë; një transferim brenda ca orëve është zakonisht më i shtrenjtë sesa një transferim që zgjatë disa ditë
  • Krahaso alternativat e ndryshme të transferimit

Krahaso ndërmarrjet dhe çmimet                                                                                                 

Përdor krahasimin tonë të çmimeve, për të parë, se sa është dallimi, me rastin e alternativave të ndryshme të transferimit. Këtu mundesh edhe të shohësh, se sa është pjesa e të hollave që zhduket në formë të tarifave, si në korona ashtu edhe në përqindje. Ne tregojmë se sa kushton të dërgosh 1 000, 3 000 dhe 5 000 korona. Ti nuk mund të shkruash shumën tënde të preferuar.