Ky është Money from Sweden

Money from Sweden është një shërbim interneti i financuar nga shteti që i krahason tarifat dhe kurset e këmbimit për transferime jashtë shtetit. Në Suedi, ka shumë banka dhe institute financiare, që të lejojnë të dërgosh të holla, jashtë shtetit. Misioni ynë është që të gjejmë shërbimin më të lirë dhe më të shpejtë për ty. Ky shërbim interneti është falas, tërësisht i pavarur nga aktorët e tjerë të tregut dhe drejtohet nga Enti i Konsumatorëve.

Historiku

Synimi ynë është të ndihmojmë transparencën dhe një konkurrencë të shëndoshë në tregun, për të ndërmjetësuar dërgimin e të hollave jashtë vendit, ajo që quhet transferim dhe shqyrtim të dërgesave.

Ne, po ashtu, duam të vëmë në vëmendje, rolin e rëndësishëm që luajnë njerëzit për zhvillimin e shumë pjesëve të botës, duke u dërguar të holla familjes dhe të afërmve.

Shërbimi Money from Sweden  e Entit të Konsumatorëve bazohet në një mision të qeverisë, e cila më vazhdim ka marrë këtë mision nga Kombet e Bashkuara – OKB-ja. Banka Botërore dhe OKB-ja kanë vërejtur se kushton shuma të mëdha të hollash, për të dërguar para jashtë vendit. Përmes shërbimit krahasues të çmimeve, ata duan të zbresin koston ashtu që më shumë të holla t´u arrijnë marrësve të parave.